Shtojcë

Telefonatat nuk lidhen

Sigurohuni që të përdorni rrjetin celular të duhur.

Sigurohuni që të mos keni caktuar ndalimin e telefonatave për numrin që po telefononi.

Sigurohuni që të mos keni caktuar ndalimin e telefonatave për numrin e telefonit në hyrje.

Të tjerët nuk mund t’ju dëgjojnë kur flisni në një telefonatë

Sigurohuni që nuk po mbuloni mikrofonin e telefonit.

Sigurohuni që mikrofoni të jetë afër me gojën tuaj.

Nëse përdorni një kufje, sigurohuni që të jetë lidhur mirë.

Jehona zëri gjatë një telefonate

Rregulloni volumin duke shtypur butonin Volum ose lëvizni në një vend tjetër.

Një rrjet celular ose interneti shkëputet shpesh ose cilësia e zërit është

edobët

Sigurohuni që nuk jeni duke bllokuar antenën e brendshme të pajisjes.

Kur ndodheni në zona me sinjale të dobëta ose pak valë, mund të humbni sinjalin. Mund të keni probleme lidhjeje për shkak të problemeve me stacionin e bazës të operatorit. Zhvendosuni në një zonë tjetër dhe provoni përsëri.

Kur e përdorni pajisjen gjatë lëvizjes, shërbimet e rrjeteve me valë mund të ç’aktivizohen për shkak të problemeve me rrjetin e shërbimit të operatorit.

Ikona e baterisë është bosh

Bateria juaj ka rënë. Karikoni baterinë.

227