Bazat

3

4

5

Kur shfaqet dritarja kërcyese e zgjedhjes së aplikacionit, shtypni Smart Switch MERR.

Në pajisjen e mëparshme, shtypni LEJO.

Nëse nuk e keni aplikacionin, shkarkojeni nga Galaxy Apps ose Dyqani.

Pajisja juaj do të njohë pajisjen e mëparshme dhe do të shfaqet një listë të dhënash që mund t’i transferoni.

Ndiqni udhëzimet në ekran për t’i transferuar të dhënat nga pajisja e mëparshme.

Mos e shkëputni kabllon USB ose konektorin USB (USB Type-C) nga pajisja kur po transferoni skedarë. Bërja e kësaj mund të shkaktojë humbje të të dhënave ose dëmtim të pajisjes.

Transferimi i të dhënave rrit konsumin e energjisë së baterisë së pajisjes suaj. Sigurohuni që bateria juaj të jetë e karikuar mjaftueshëm para se të transferoni të dhëna. Nëse bateria është e ulët, transferimi i të dhënave mund të ndërpritet.

Transferimi i të dhënave me valë përmes Wi-Fi Direct

Transferoni me anë të valëve të dhënat nga pajisja e mëparshme në pajisjen tuaj përmes Wi-Fi Direct.

1

2

Në pajisjen e mëparshme, hapni Smart Switch.

Nëse nuk e keni aplikacionin, shkarkojeni nga Galaxy Apps ose Dyqani.

Në pajisjen tuaj, hapni aplikacionin Cilësimet dhe shtypni Reja dhe llogaritë Smart Switch.

3 Vendosini pajisjet pranë njëra tjetrës.

36