Cilësimet
Bluetooth
Përdorni Bluetooth për të shkëmbyer të dhëna ose skedarë media me pajisje të tjera me Bluetooth.
•Samsung nuk është përgjegjës për humbjen, ndërprerjen ose keqpërdorimin e të dhënave të dërguara ose të marra me Bluetooth.
•Gjithmonë sigurohuni që po ndani dhe merrni të dhënat me pajisjet që janë të besuara dhe të siguruara mirë. Nëse ka pengesa mes pajisjeve, mund të ulet distanca e operimit.
•Disa pajisje, veçanërisht ato që nuk janë të provuara ose të aprovuara nga Bluetooth SIG, mund të mos jenë të përputhshme me pajisjen tuaj.
•Mos e përdorni veçorinë Bluetooth për qëllime të jashtëligjshme (për shembull, për kopje pirate të dosjeve ose përdorim i jashtëligjshëm i komunikimeve për qëllime tregtie).
Samsung nuk është përgjegjës për përdorimin e jashtëligjshëm të veçorisë Bluetooth.
Bashkimi me pajisje të tjera Bluetooth
1
2
3
Në ekranin e cilësimeve, shtypni Lidhjet →Bluetooth, dhe pastaj shtypni çelësin për ta aktivizuar.
Do të renditen pajisjet e gjetura.
Zgjidhni një pajisje me të cilën ta çiftoni.
Nëse pajisja me të cilën doni ta çiftoni nuk është në listë, kërkoni që pajisja të aktivizojë opsionin e saj të shikueshmërisë. Shikoni manualet e përdoruesit të pajisjeve të tjera.
Pajisja juaj është e dukshme për pajisjet e tjera ndërsa ekrani i cilësimeve të Bluetooth është i hapur.
Pranoni kërkesën e lidhjes Bluetooth në pajisjen tuaj për të konfirmuar. Pajisjet do të lidhen kur pajisja tjetër të pranojë kërkesën për lidhjen Bluetooth.
161