Aplikacionet dhe veçoritë

Përdorimi i hapjes së lojërave

1

2

3

Hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Funksionalitete të avancuara Lojëra dhe pastaj shtypni çelësin Game Launcher për ta aktivizuar.

Game Launcher do të shtohet në ekranin fillestar ose ekranin e aplikacioneve.

Kur e çaktivizoni veçorinë, Game Launcher do të hiqet nga ekrani fillestar dhe ekrani i aplikacioneve.

Hapni aplikacionin Game Launcher.
Shtypni një lojë nga lista e lojërave.

Lojërat e shkarkuara nga Dyqani dhe Galaxy Apps do të tregohen automatikisht në ekranin e hapjes së lojërave. Nëse nuk mund të shikoni lojërat tuaja, shtypni Shto

një lojë.

Heqja e një loje nga hapja e lojërave.

Shtypni dhe mbani shtypur një lojë dhe shtypni Hiqe.

Ndryshimi i metodës së performancës

Mund të ndryshoni metodën e performancës së lojës.

Hapni aplikacionin Game Launcher, shtypni Rendiment normal dhe pastaj shtypni butonin vazhdimisht për të zgjedhur metodën që dëshironi.

Rendiment normal: Nuk përdoret metoda e kursimit të energjisë ose rritjes së performancës.

Kurse energji: Kjo ul konsumin e energjisë së baterisë por do të ulë performancën e sistemit.

Rendiment i lartë: Kjo përmirëson performancën e sistemit por do të rritë konsumin e energjisë së baterisë.

Efikasiteti i energjisë së baterisë mund të ndryshojë sipas lojës.

140