Aplikacionet dhe veçoritë
Shtimi i vendndodhjeve
1
2
Shtypni TË GJITHA PAJISJET →Shto vendndodhje.
Vendosni emrin e vendndodhjes.
Për të vendosur një vendndodhje, shtypni Gjeolokacioni për të zgjedhur një vendndodhje në hartë dhe shtypni U KRYE.
3 Shtypni RUAJ.
Vendndodhja juaj do të shtohet.
Shtimi i pajisjeve në një vendndodhje.
Zgjidhni një pajisje, shtypni SHTO PAJISJE dhe ndiqni udhëzimet në ekran për të regjistruar pajisjet.
Pajisjet do të shtohen në vendndodhje.
Shtimi i skenave
Shtoni një skenë dhe regjistroni pajisjet në të për të kontrolluar disa pajisje njëkohësisht me një prekje të vetme të një butoni ose me një komandë me zë.
Zgjidhni një vendndodhje, shtypni →Shto skenë, dhe vendosni opsionet e skenës. Mund të vendosni emrin e skenës, ikonën dhe pajisjet.
Shtimi i automatizimeve
Gjithashtu mund të vendosni një automatizim për të kryer veprime automatikisht në varësi të kohës së caktuar ose statusit të pajisjeve.
Për shembull, shtoni një automatizim për të ndezur radion automatikisht çdo ditë në orën 7:00 AM.
1
2
3
Hapni folderin Samsung dhe hapni aplikacionin Samsung Connect dhe shtypni Automatizimet →SHTO AUTOMATIZIM.
Shtypni Kur dëshiron ta përdorësh këtë automatizim? dhe vendosni kushtet.
Shtypni Çfarë dëshiron që të bëjë ky automatizim? dhe vendosni shërbimet dhe veprimet për t’u kryer.
Për të marrë një njoftim kur kryhet një automatizim, shtypni Më njofto, formoni mesazhin, dhe pastaj shtypni U KRYE.
145