Cilësimet
Njohja e shenjës të gishtit
Në mënyrë që njohja e shenjës së gishtit të funksionojë, informacionet e shenjave të gishtave duhet të jenë të regjistruara dhe të ruajtura në pajisjen tuaj. Pas regjistrimit, mund ta vendosni pajisjen që të përdorë shenjat tuaja të gishtave për veçoritë më poshtë:
•Samsung Pass (Verifikimi i llogarisë Samsung dhe identifikimi në internet)
•Kyçja e ekranit
•Folderi i sigurt
•Kjo veçori mund të mos jetë e disponueshme në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
•Njohja e shenjave të gishtave përdor karakteristikat unike të secilit gisht për të rritur sigurinë e pajisjes suaj. Ngjashmëria që sensori i gishtave të ngatërrojë dy shenja gishtash të ndryshëm është shumë i ulët. Sidoqoftë, në raste të rralla ku shenjat e ndryshme të gishtave janë shumë të ngjashme, sensori mund t’i njohë si të njëjta.
•Nëse përdorni shenjën e gishtit si metodë për kyçjen e ekranit, shenja e gishtit nuk mund të përdoret për të zhbllokuar ekranin për herë të parë pasi keni ndezur pajisjen. Për ta përdorur pajisjen, duhet të zhbllokoni ekranin duke përdorur vizatimin, PIN ose fjalëkalimin që vendosët kur regjistruat shenjën e gishtit. Bëni kujdes të mos e harroni strukturën,
•Nëse shenja e gishtit nuk njihet, zhbllokojeni pajisjen duke përdorur strukturën, PIN- in ose fjalëkalimin që vendosët kur regjistruat shenjën e gishtit, dhe pastaj regjistroni përsëri shenjat e gishtave. Nëse harroni strukturën,
191