Shtojcë
Shtimi dhe menaxhimi i etiketave të figurave
Mund të caktoni etiketa për imazhet mbi ekran. Pajisja i lexon me zë etiketat kur zgjidhen imazhet. Shtoni etiketat në imazhet e paemërtuara duke shtypur në ekran dy herë me tre gishta dhe duke i mbajtur.
Për të menaxhuar etiketat, hapni aplikacionin Cilësimet dhe shtypni Mundësi hyrje →Shikimi
→Voice Assistant →CILËSIMET →Menaxho etiketat e personaliz.Konfigurimi i cilësimeve për Voice Assistant
Konfiguroni cilësimet për Voice Assistant për lehtësinë tuaj.
Hapni aplikacionin Cilësimet dhe shtypni Mundësi hyrje →Shikimi →Voice Assistant →
CILËSIMET.•Volumi i të folurit: Zgjidhni nivelin e volumit për reagimin me zë.
•Tekst në bisedë: Ndryshoni cilësimet për veçoritë
•Ndrysh. lartësi: Vendoseni pajisjen të lexojë me zë tekstin me një tonalitet të ndryshuar kur përdorni tastierën.
•Lexo me zë futjen nga tastiera: Vendoseni pajisjen që të lexojë atë që ndodhet poshtë gishtit kur përdorni një tastierë.
•Fol kur ekrani është i fikur: Vendoseni pajisjen që të lexojë me zë njoftimet kur ekrani është i fikur.
•Heshto me sensorin e afërsisë: Vendoseni pajisjen që të ndalojë reagimin me zë kur e vendosni dorën mbi sensor në krye të pajisjes.
•Tunde për lexim të vijueshëm: Vendoseni pajisjen që të lexojë me zë tekstin e shfaqur në ekran kur tundni pajisjen. Mund të zgjidhni mes shpejtësive të ndryshme të dridhjes.
•Lexo me zë
•Alfabeti fonetik: Vendoseni pajisjen të thotë një fjalë me shkronjën që shtypni dhe mbani shtypur në tastierë.
211