Aplikacionet dhe veçoritë

TË ZAKONSHME

Foto lëvizore: Vendoseni pajisjen që të bëjë një videoklip për disa sekonda para se të

shtypni . Kjo ju lejon të kapni një moment që mund ta keni humbur. Për ta parë videon, shtypni miniaturën e shikimit dhe shtypni LUAJ FOTON LËVIZORE. Për të kapur një imazh të palëvizshëm nga videoklipi, shtypni ekranin për të ndaluar luajtjen dhe shtypni KAP.

Stabilizimi i videos: Aktivizoni anti-dridhjet për të reduktuar ose eliminuar imazhin e turbullt që vjen nga dridhjet e kamerës ndërsa regjistroni një video.

Kur është e aktivizuar veçoria AF gjurmues, nuk mund ta përdorni këtë veçori.

Vijat e rrjetës: Trego vijat drejtuese të shikuesit të pamjes për të ndihmuar kompozicionin kur zgjidhni subjektet.

Etiketat e vendndodhjes: Ngjitni një etiketë vendndodhjeje GPS në foto.

Fuqia e sinjalit GPS mund të bjerë në vende ku ka pengesa të sinjalit si për shembull midis ndërtesave ose në zona të nëndheshme ose në kushte të këqija të motit.

Vendndodhja juaj mund të shfaqet në fotot tuaja kur i ngarkoni ato në Internet. Për të shmangur këtë, çaktivizoni cilësimin e etiketës të vendndodhjes.

Shqyrto fotot: Vendoseni pajisjen që të tregojë fotot pasi t’i keni bërë.

Nisje e shpejtë: Vendoseni pajisjen që të hapë kamerën duke shtypur butonin e energjisë dy herë me shpejtësi.

Kjo veçori mund të mos jetë e disponueshme në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.

Vendi i magazinës: Zgjidhni vendin e memories për ruajtjen. Kjo veçori do të shfaqet kur të futni një kartë memorieje.

Kontrolli zanor: Vendoseni pajisjen që të bëjë foto ose regjistrojë video me komandat me zë. Mund të thoni“Qesh”,“Çiiz”,“Shkrep”, ose“Gjuaj”për të bërë një foto. Për të regjistruar një video, thoni“Regjistro video”.

Butoni Kamera i pezullt: Shtoni një buton kamere që mund ta vendosni kudo në ekran. Kjo veçori është e disponueshme në metodat Auto dhe Selfie.

Funksioni i tastit të volumit: Vendoseni pajisjen që të përdorë butonin e volumit për të kontrolluar shkrehjen ose zmadhimin dhe zvogëlimin.

Ricilëso cilësimet: Rivendosni cilësimet e kamerës.

Na kontakto: Bëni pyetje ose shikoni pyetjet e bëra shpesh. Shikoni Samsung Members për më shumë informacion.

108