Bazat

Karikim i shpejtë

Pajisja ka një veçori të integruar për karikim të shpejtë. Mund ta karikoni baterinë më shpejt ndërsa pajisja ose ekrani është i fikur.

Rreth karikimit të shpejtë

Karikimi i shpejtë përdor teknologjinë e karikimit të baterive e cila i karikon bateritë më shpejt duke rritur energjinë e karikimit. Pajisja mbështet veçorinë Adaptive të Samsung për karikimin e shpejtë dhe Qualcomm Quick Charge 2.0.

Për të përdorur karikimin e shpejtë në pajisjen tuaj, lidheni me një karikues baterie që mbështet karikimin e shpejtë Adaptiv ose Quick Charge 2.0.

Rritja e shpejtësisë të karikimit

Për të rritur shpejtësinë e karikimit, fikeni pajisjen ose ekranin kur e karikoni baterinë. Ndërsa karikoni baterinë kur ekrani është i fikur, ikona shfaqet në ekran.

Nëse veçoria e karikimit të shpejtë nuk është e aktivizuar, hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Mirëmbajtja e pajisjes Bateria Cilësime të avancuara, dhe pastaj shtypni çelësin Karikimi shpjt me kabllo për ta aktivizuar.

Mund të përdorni veçorinë e integruar të karikimit të shpejtë kur e karikoni baterinë me një karikues standard baterish.

Nëse pajisja nxehet ose rritet temperatura në ambient, shpejtësia e karikimit mund të ulet automatikisht. Kjo është gjendje normale punimi për të parandaluar dëmtimet e pajisjes.

19