Cilësimet

Përdorimi i Samsung Pass

Kur regjistroni shenjat e gishtave në Samsung Pass, mund t’i përdorni për të verifikuar me lehtësi identitetin tuaj ose për të hyrë në faqe interneti. Shikoni Samsung Pass për më shumë informacion.

Hapja e ekranit me shenjat e gishtave

Mund ta zhbllokoni ekranin me shenjën e gishtit në vend se të përdorni një strukturë, PIN ose fjalëkalim.

1

2

3

4

Në ekranin e cilësimeve, shtypni Ekrani bllok. dhe siguria Skaneri i gishtave.

Zhbllokojeni ekranin duke përdorur metodën e zhbllokimit të ekranit të caktuar më parë.

Shtypni çelësin Zhbllokim me sh. gishtash për ta aktivizuar.

Në ekranin e kyçur, vendoseni gishtin mbi sensorin e njohjes së gishtit dhe skanoni shenjën e gishtit tuaj.

194