Aplikacionet dhe veçoritë
Përdorimi i pajisjeve shtëpiake, televizorëve dhe produkteve IoTShikoni statusin e pajisjeve, televizorëve smart dhe produkteve IoT nga ekrani i smartfonit tuaj. Mund t’i gruponi pajisjet sipas vendndodhjes dhe të shtoni automatizime për t’i kontrolluar pajisjet me lehtësi.
Regjistrimi i pajisjeve
1
2
3
Hapni folderin Samsung dhe hapni aplikacionin Samsung Connect.
Në panelin kryesor, shtypni Shto pajisje.
Zgjidhni një pajisje nga lista.
Për të regjistruar pajisjet manualisht, shtypni nën SHTOJE PAJISJEN MANUALISHT dhe zgjidhni një pajisje ose shtypni Kërko për të vendosur emrin e pajisjes ose emrin e modelit të pajisjes.
4 Ndiqni udhëzimet në ekran për të regjistruar pajisjet.
Shikimi dhe kontrollimi i pajisjeve të regjistruara
Mund të shikoni dhe të kontrolloni pajisjet tuaja të regjistruara. Për shembull, mund të shikoni nëse televizori juaj është i ndezur ose çfarë ka në frigorifer.
1
2
Hapni folderin Samsung dhe hapni aplikacionin Samsung Connect.
Shtypni Pajisjet.
Do të shfaqet lista e pajisjeve të regjistruara.
3 Shikoni statusin e pajisjeve në listë.
Për t’i kontrolluar pajisjet, zgjidhni një pajisje. Kontrollori i pajisjes i dhënë me pajisjen e zgjedhur do të shkarkohet dhe pastaj mund ta kontrolloni pajisjen.
Shtimi i pajisjeve dhe skenave sipas vendndodhjeve
Shtoni pajisjet sipas vendndodhjeve, shikoni listën e pajisjeve në të njëjtin vend dhe kontrollojini ato. Gjithashtu mund të shtoni një skenë në një vendndodhje për të kontrolluar disa pajisje njëkohësisht.
Hapni folderin Samsung, hapni aplikacionin Samsung Connect, dhe pastaj shtypni Pajisjet.
144