Bazat
4
5
6
Në pajisjen e mëparshme, shtypni PA TEL →DËRGO →LIDHU.
Në pajisjen tuaj, shtypni PA TEL →MERR dhe zgjidhni llojin e pajisjes së mëparshme.
Ndiqni udhëzimet në ekran për t’i transferuar të dhënat nga pajisja e mëparshme.
Transferimi i të dhënave të arkivuara nga një kompjuter
Transferoni të dhëna midis pajisjes suaj dhe një kompjuteri. Duhet të shkarkoni versionin për kompjuter të aplikacionit Smart Switch nga www.samsung.com/smartswitch. Arkivoni të dhënat nga pajisja juaj e mëparshme në një kompjuter dhe importojini të dhënat në pajisjen tuaj.
1
2
Në kompjuter, vizitoni www.samsung.com/smartswitch për të shkarkuar Smart Switch.
Në kompjuter, hapni Smart Switch.
Nëse pajisja e mëparshme nuk është pajisje Samsung, arkivojini të dhënat në një kompjuter duke përdorur një program të mundësuar nga prodhuesi i pajisjes. Pastaj, kaloni në hapin e pestë.
3
4
Lidheni pajisjen e mëparshme me kompjuterin duke përdorur kabllin USB të pajisjes.
Në kompjuter, ndiqni udhëzimet në ekran për të arkivuar të dhënat nga pajisja. Pastaj, shkëputeni pajisjen e mëparshme nga kompjuteri.
5
6
Lidheni pajisjen tuaj me kompjuterin duke përdorur kabllin USB.
Në kompjuter, ndiqni udhëzimet në ekran për t’i transferuar të dhënat në pajisjen tuaj.
37