Cilësimet

3 Zgjidhni një pajisje me të cilën ta çiftoni.

Nëse pajisja me të cilën doni të bashkoheni nuk ndodhet në listë, aktivizoni opsionin e shikueshmërisë ose futuni në metodën e bashkimit me Bluetooth në pajisje. Shikoni manualet e përdorimit të pajisjes për më shumë informacion.

4

5

Shtypni pas pajisjes së lidhur dhe shtypni çelësin Audio e mediave për ta aktivizuar.

Zgjidhni një pajisje tjetër nga lista dhe aktivizoni veçorinë Audio e mediave.

Ndarja e pajisjeve Bluetooth

1 Në ekranin e cilësimeve, shtypni Lidhjet Bluetooth. Pajisja tregon pajisjet e çiftuara në listë.

2

3

Shtypni pas emrit të pajisjes për ta ndarë.
Shtypni Shpërçifto.

NFC dhe pagesa

Pajisja juaj lejon leximin e etiketave të komunikimit me afërsi të fushës (NFC), që përmbajnë informacione rreth produkteve. Këtë veçori mund ta përdorni gjithashtu për të kryer pagesa dhe për të blerë bileta transporti ose evenimentesh pas shkarkimit të aplikacioneve të nevojshme.

Pajisja ka një antenë NFC të integruar. Mbajeni pajisjen me për të shmangur dëmtimin e antenës NFC.

Përdorimi i veçorisë NFC

Përdorni veçorinë NFC për të dërguar figura ose kontakte në pajisje të tjera dhe për të lexuar informacione produkti nga etiketat NFC.

1 Në ekranin e cilësimeve, shtypni Lidhjet dhe shtypni çelësin NFC dhe pagesa për ta aktivizuar.

163