Aplikacionet dhe veçoritë
Importimi i kontakteve
Shtoni kontakte duke i importuar nga memorie të tjera në pajisjen tuaj.
1 Hapni aplikacionin Kontaktet dhe shtypni →Menaxho kontaktet →Importo/Eksporto kontaktet →IMPORTO.
2
3
4
Zgjidhni një vend ruajtjeje nga ku t’i importoni kontaktet.
Shënoni skedat VCF ose kontaktet për t’i importuar dhe shtypni KRYER.
Zgjidhni një vend ruajtjeje ku t’i ruani kontaktet dhe shtypni IMPORTO.
Sinkronizimi i kontakteve me llogaritë në internet
Sinkronizoni kontaktet e pajisjes suaj me kontaktet online të ruajtura në llogaritë tuaja në internet, si për shembull llogaria Samsung.
1
2
Hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Reja dhe llogaritë →Llogaritë, dhe zgjidhni një llogari me të cilën të sinkronizoheni.
Shtypni Sinkronizo llogarinë dhe shtypni çelësin Sinkronizo Kontaktet për ta aktivizuar.
Për llogarinë Samsung, shtypni →Cilësimet e sinkronizimit dhe shtypni çelësin Kontaktet për ta aktivizuar.
Kërkimi për kontakte
Hapni aplikacionin Kontaktet.
Përdorni një nga metodat e mëposhtme të kërkimit:
•Rrëshqitni lart ose poshtë në listën e kontakteve.
•Tërhiqeni një gisht përgjatë treguesit në anën e djathtë të listës së kontakteve ose rrëshqitni nëpër të me shpejtësi.
•Shtypni në fushën e kërkimit në krye të listës së kontakteve dhe formoni kriterin e kërkimit.
82