Cilësimet
Shkarko përmirësuesin
Vendoseni pajisjen të shkarkojë skedarë më të mëdhenj se 30 MB, më shpejt përmes
Në ekranin e cilësimeve, shtypni Lidhjet →Cilësime të tjera të lidhjes →Shkarko përmirësuesin.
•Kjo veçori mund të mos mbështetet në disa pajisje.
•Mund t’ju vendosen tarifa shtesë kur shkarkoni skedarë përmes rrjetit celular.
•Kur shkarkoni dosje të mëdha, pajisja mund të nxehet. Nëse pajisja e tejkalon një temperaturë të caktuar, veçoria do të fiket.
•Nëse sinjalet e rrjetit nuk janë të qëndrueshme, mund të ndikohen shpejtësia dhe performanca e kësaj veçorie.
•Nëse lidhjet
•Kjo veçori mbështet Hypertext Transmission Protocol (HTTP) 1.1 dhe Hypertext Transmission Protocol Secure (HTTPS). Veçoria nuk mund të përdoret me protokolle të tjerë, si FTP.
Tingujt dhe dridhja
Ndryshoni cilësimet për tinguj të ndryshëm në pajisje.
Në ekranin e cilësimeve, shtypni Tingujt dhe dridhja.
•Regj. tingull: Vendoseni pajisjen që të përdorë metodën me tingull, metodën me dridhje ose metodën e heshtur.
•Dridhje kur bie zilja: Vendoseni pajisjen që të dridhet dhe të luajë një ton zileje për thirrjet hyrëse.
•Përdor tst. e Volumit për media: Vendosni që pajisja të rregullojë nivelin e volumit të medias kur shtypni butonin e volumit.
•Volumi: Rregulloni nivelin e volumit për tonet e ziles, muzikën dhe videot, tingujt e sistemit dhe njoftimet.
•Intensiteti i dridhjes: Rregulloni forcën e njoftimit me dridhje.
170