Bazat
Shfaqja e të gjitha aplikacioneve në ekranin fillestar
Pa përdorur një ekran të veçantë të aplikacioneve, mund ta vendosni pajisjen që të shfaqë të gjitha aplikacionet në ekranin fillestar. Në ekranin fillestar, shtypni dhe mbani shtypur një vend bosh dhe pastaj shtypni Cilësimet e ekranit bazë →Struktura e ekranit bazë →Vetëm Ekrani bazë →ZBATO.
Tani mund t’i hapni të gjitha aplikacionet tuaja duke lëvizur majtas ose djathtas në ekranin fillestar.
Ikonat treguese
Ikonat treguese shfaqen në shiritin e statusit në krye të ekranit. Ikonat e renditura në tabelën e mëposhtme janë më të hasurat.
Shiriti i statusit mund të mos shfaqet në krye të ekranit në disa aplikacione. Për të shfaqur shiritin e statusit, tërhiqni poshtë nga kreu i ekranit.
Ikona KuptimiS’ka sinjal
Fuqia e sinjalit
Roaming (jashtë zonës normale të shërbimit)
Rrjeti GPRS i lidhur
Rrjeti EDGE i lidhur
Rrjeti UMTS i lidhur
Rrjeti HSDPA i lidhur
Rrjeti HSPA+ i lidhur
/ | Rrjeti LTE i lidhur (modelet me LTE) |
Veçoria Bluetooth e aktivizuar
Po përdoren shërbimet e vendndodhjes
Telefonatë në zhvillim
Telefonatë e humbur
Mesazh i ri tekst ose multimedia
Alarmi i aktivizuar
Regjimi i heshtjes i aktivizuar
48