Cilësimet

SISTEMI

Gjuha dhe shkrimi

Ndryshoni parametrat për futjen e tekstit. Disa opsione mund të mos jenë të disponueshme në varësi të gjuhës të zgjedhur.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Gjuha dhe shkrimi.

Gjuha

Zgjidhni një gjuhë shfaqjeje për të gjitha menutë dhe aplikacionet.

E parazgjedhur

Zgjidhni një lloj tastiere të parazgjedhur për futjen e tekstit.

Tastiera Samsung

Ndryshoni cilësimet e tastierës Samsung.

Opsionet e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.

Anglisht (MB): Zgjidhni një strukturë të parazgjedhur të tastierës.
Zgjidh gjuhët hyrëse: Zgjidhni gjuhët për hyrjen e tekstit.

Teksti parashikues: Aktivizoni regjimin e tekstit parashikues për të parashikuar fjalët në bazë të futjes tuaj dhe të tregojë sugjerime fjalësh. Mund dhe të personalizoni cilësimet e parashikimit të fjalëve.

Auto replace: Vendoseni pajisjen që të korrigjojë fjalë të shkruara gabim ose të paplota duek shtypur butonin hapësirë ose shenjën e pikës.

My hot keys: Vendosni shkurtore për tekst të përdorur shpesh. Mund të shtypni dhe mbani shtypur një numër për të futur tekstin e paracaktuar.

Auto capitalise: Vendoseni pajisjen që të kapitalizojë automatikisht shkronjën e parë pas një shenje mbyllëse pikësimi, si për shembull një pikë, pikëpyetje ose pikëçuditëse.

Hapësira automatike: Vendoseni pajisjen që të vendosë automatikisht një hapësirë midis fjalëve.

Auto punctuate: Vendoseni pajisjen që të futë një pikë kur shtypni dy herë shufrën e hapësirës.

175