Mbrojtja

Njoftime për mot të keq (Geo News)

Rreth njoftimeve për mot të keq (Geo News)

Përdoreni këtë veçori për të marrë njoftime rreth kushteve të këqija të motit pranë vendndodhjes tuaj aktuale.

Veçoria identifikon vendndodhjen tuaj dhe ju jep informacione rreth katastrofave nëse ndodhin në zonën tuaj. Informacioni i dhënë mund të ndryshojë në varësi të operatorit të shërbimit në vendndodhjen tuaj.

Për të parë informacione rreth kushteve të këqija të motit dhe rajoneve e gjuhëve në të cilat janë të disponueshme informacionet, vizitoni www.samsung.com/geonews.

Mund të tarifoheni më shumë nëse merrni njoftime nga një shërbim i parashikimit të motit ndërsa jeni në roaming.

Marrja e njoftimeve

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Ndihma e sigurisë Geo News dhe pastaj tërhiqeni çelësin Geo News në të djathtë.

Njoftimet kërcyese

Shënoni Geo News notification pop-ups.

Pajisja tregon njoftimin në një dritare kërcyese. Mund të bëni një telefonatë urgjence ose të dërgoni mesazhe emergjence nga dritarja kërcyese te kontaktet e vendosur më parë.

128