Internet dhe SNS

Chrome

Përdorni këtë aplikacion për të kërkuar informacione dhe shfletuar faqet e internetit. Shtypni Chrome në ekranin e Aplikacioneve.

Ky aplikacion mund të mos jetë i disponueshëm në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.

Shtypni fushën e adresës, formoni adresën e internetit ose një fjalë kyçe dhe pastaj shtypni Shko.

Hangouts

Përdoreni këtë aplikacion për të biseduar dhe shoqëruar me miqtë individualisht ose në grupe. Shtypni Hangouts në ekranin e Aplikacioneve.

Ky aplikacion mund të mos jetë i disponueshëm në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.

Zgjidhni një mik nga lista e miqve ose formoni të dhënat për të kërkuar dhe zgjedhur një mik nga rezultatet për të filluar bisedimin.

ChatON

Përdoreni këtë aplikacion për të biseduar dhe shoqëruar me miqtë individualisht ose në grupe. Kur hyni në llogarinë tuaj Samsung, mund të shikoni të gjithë historinë e bisedave të dërguara nga pajisjet e regjistruara.

Shtypni ChatON në ekranin e Aplikacioneve.

Ky aplikacion mund të mos jetë i disponueshëm në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.

Bisedimi me shokët

Shtypni Start chat dhe pastaj zgjidhni një shok me të cilin të bisedoni. Pastaj, formoni një mesazh në fushën e tekstit dhe shtypni .

Për të dërguar një mesazh transmetimi, shtypni Broadcast.

91