Lidhja me pajisje të tjera

Përdorimi i veçorisë NFC

Përdorni veçorinë NFC për të dërguar figura ose kontakte në pajisje të tjera dhe për të lexuar informacione produkti nga etiketat NFC. Nëse vendosni një kartë SIM ose USIM që ka një veçori pagese, mund ta përdorni pajisjen për të bërë pagesa me lehtësi.

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet NFC dhe pastaj tërhiqeni çelësin NFC në të djathtë.

Vendoseni pjesën e antenës NFC mbi pjesën e pasme të pajisjes pranë etiketës NFC. Informacioni nga etiketa do të shfaqet.

Kryerja e një blerjeje me veçorinë NFC

Përpara se të mund të përdorni veçorinë NFC për të kryer blerje, duhet të regjistroheni për shërbimin e pagesës me celular. Për t'u regjistruar ose për të marrë informacione rreth shërbimit, kontaktoni me ofruesin e shërbimit.

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet NFC dhe pastaj tërhiqeni çelësin NFC në të djathtë.

Prekeni vendin e antenës NFC në pjesën e pasme të pajisjes me lexuesin e kartës NFC.

Për të vendosur aplikacionin standard të pagesës, shtypni Trokit dhe paguaj dhe zgjidhni një aplikacion.

Lista e shërbimeve të pagesës mund të mos përfshijë të gjitha aplikacionet e disponueshme për pagesa.

144