Më lexo mua më parë

Pajisja ofron komunikim celular dhe shërbime mediatike duke përdorur standardet dhe ekspertizën teknologjike më të fundit të Samsung. Ky manual përdoruesi dhe informacionet e disponueshme në www.samsung.com përmbajnë detaje rreth funksioneve dhe veçorive të pajisjes.

Ju lutem lexoni këtë manual para se të përdorni pajisjen për përdorimin e duhur dhe të sigurt.

Përshkrimet bazohen në cilësimet e fabrikës të pajisjes.

Disa materiale mund të ndryshojnë nga pajisja juaj në varësi të rajonit, operatorit të shërbimit ose softuerit të pajisjes.

Përmbajta (përmbajtja e cilësisë të lartë) e cila kërkon përdorim të lartë të CPU-së dhe RAM-it do të ndikojë në performancën e përgjithshme të pajisjes. Aplikacionet që lidhen me përmbajtjen mund të mos funksionojnë si duhet në varësi të të dhënave të pajisjes dhe ambientit në të cilin përdoret.

Samsung nuk është përgjegjës për problemet e performancës që shkaktohen nga operatorët e tjerë përveç Samsung.

Samsung nuk është përgjegjës për problemet e performancës ose papajtueshmërive të shkaktuara nga ndryshimet e cilësimeve të regjistrit ose modifikimi i softuerit të sistemit operativ. Përpjekja për të personalizuar sistemin operativ mund të shkaktojë që pajisja ose aplikacionet e tjera të mos funksionojnë mirë.

Softueri, burimet e zërit, figurat e sfondit, imazhet dhe mediat e tjera të dhëna me këtë pajisje janë të licencuara për përdorim të limituar. Nxjerrja dhe përdorimi i këtyre materialeve për qëllime komerciale ose për qëllime të tjera përbën shkelje të ligjeve për të drejtat e autorit. Përdoruesit janë plotësisht përgjegjës për përdorimin e jashtëligjshëm të medias.

Mund të keni tarifim shtesë për shërbimet e të dhënave, si dërgimi i mesazheve, ngarkimet dhe shkarkimet, sinkronizimi automatik ose përdorimi i shërbimeve për vendndodhjen. Për të shmangur tarifimin shtesë, zgjidhni një plan tarifor të përshtatshëm të të dhënave. Për më shumë hollësi, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.

Aplikacionet e parazgjedhura që vijnë së bashku me pajisjen janë subjekt ndryshimi ndaj përditësimeve dhe mund të mos mbështeten më pa njoftim paraprak. Nëse keni pyetje rreth një aplikacioni të dhënë bashkë me pajisjen, kontaktoni me një Qendër Shërbimi Samsung. Për aplikacionet e instaluara nga përdoruesi, kontaktoni me ofruesit e shërbimit.

Modifikimi i sistemit operativ të pajisjes ose instalimi i softuerëve nga burime jozyrtare mund të shkaktojë keqfunksionime të pajisjes dhe korruptim ose humbje të të dhënave. Këto veprime janë shkelje të marrëveshjes tuaj të licencës me Samsung dhe do të anulojnë garancinë.

6