Menaxheri i pajisjes dhe i të dhënave
Lidhja me Samsung Kies
Samsung Kies është një aplikacion kompjuterik që menaxhon materialet mediatike dhe informacionet personale me pajisjet Samsung. Shkarkoni Samsung Kies më të fundit nga faqja e internetit të Samsung.
1 Lidheni pajisjen me një kompjuter duke përdorur kabllon USB.
Samsung Kies hapet në kompjuter automatikisht. Nëse Samsung Kies nuk hapet automatikisht, klikoni dy herë ikonën e Samsung Kies në kompjuterin tuaj.
2 Transferoni skedarë midis pajisjes tuaj dhe kompjuterit. Referojuni ndihmës Samsung Kies për më shumë informacione.
Rezervimi dhe rivendosja e të dhënave
Mbajini informacionet tuaja personale, të dhënat e aplikacioneve dhe cilësimet të sigurta në pajisjen tuaj. Mund t'i rikuperoni informacionet sensitive në një llogari rezervë dhe t'i përdorni ato më vonë.
Përdorimi i një llogarie Google
1
2
3
Shtypni Cilësimet në ekranin e Aplikacioneve.
Shtypni Rezervimi dhe ricilësimi dhe shënoni Back up my data.
Shtypni Backup account dhe zgjidhni një llogari si llogari rezervimi.
Për të rivendosur të dhënat ju duhet të hyni në llogarinë Google në ekspertin e instalimit. Mund ta lëshoni dhe hapni ekspertin e instalimit duke bërë një rivendosje të të dhënave të fabrikës në pajisje. Nëse nuk hyni në llogarinë tuaj Google përmes ekspertit të instalimit, ju nuk mund të rivendosni të dhënat e rikuperimit.
161