Aksesibiliteti
Përdorimi i regjimit të kontrollit të bashkëveprimit
Aktivizoni regjimin e kontrollit të bashkëveprimit për të kufizuar reagimin e pajisjes ndaj komandave ndërsa përdorni aplikacione. Përdoreni këtë metodë kur doni t'u lejoni të tjerëve akses dhe kontroll të kufizuar të medias ose të dhënave tuaja.
1
2
3
Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet →Mundësi hyrje →Shkathtësia dhe ndërveprimi →Komandimi i ndërveprimit.
Tërhiqeni çelësin Komandimi i ndërveprimit djathtas.
Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht butonin Shtëpi dhe butonin e Volumit poshtë ndërsa përdorni një aplikacion.
4
5
Rregulloni madhësinë e kornizës ose vizatoni një vijë rrotull një zone që doni ta kufizoni.
Shtypni DONE.
Pajisja shfaq zonën e kufizuar. Nëse shtypni ekranin ose shtypni butonat, si për shembull butonin Shtëpi, ato nuk do të punojnë në këtë zonë.
Për ta çaktivizuar regjimin e kontrollit të bashkëveprimit, shtypni dhe mbani butonin Shtëpi dhe butonin e Volumit poshtë njëkohësisht.
Përgjigja ose mbyllja e thirrjeve
Vendosni metodën për përgjigjen ose mbylljen e thirrjeve.
Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet →Mundësi hyrje →Për t'iu përgjigjur thirrjeve
dhe për t'i përfunduar. Përdorni opsionet e mëposhtme:
•Duke shtypur tastin bazë: Vendoseni pajisjen që t'i përgjigjet një telefonate kur shtypni butonin Shtëpi.
•Kontrolli zanor: Vendoseni pajisjen që t'i përgjigjet një thirrjeje me komanda me zë.
•Tund dorën mbi pajisje: Kur vjen një thirrje, lëvizeni dorën majtas ose djathtas nëpër sensor për t'iu përgjigjur thirrjes.
•Duke shtypur tastin e ndezjes: Vendoseni pajisjen që të mbyllë një thirrje kur shtypni butonin Energji.
201