Lidhja me pajisje të tjera

Pasqyrimi i Ekranit

Rreth Pasqyrimit të Ekranit

Përdoreni këtë veçori për të lidhur pajisjen tuaj me një ekran të madh me anë të njësisë AllShare Cast ose HomeSync dhe pastaj ndani përmbajtjet tuaja. Mund ta përdorni gjithashtu këtë veçori me pajisje të tjera që mbështetin veçorinë Wi-Fi Miracast.

Pajisjet me Pasqyrim

Ekrani (pajisje AllShare

Cast, HomeSync dhe Wi-Fi

Miracast)

Kjo veçori mund të mos jetë e disponueshme në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.

Pajisjet me Miracast që nuk mbështetin High-bandwidth Digital Content Protection (HDCP 2.X) mund të mos jenë të pajtueshme me këtë veçori.

Disa skedarë mund të ngarkohen gjatë luajtjes, në varësi të lidhjes të rrjetit.

Për të kursyer energji, çaktivizojeni këtë veçori kur nuk e përdorni.

Nëse përcaktoni një frekuencë Wi-Fi, njësitë AllShare Cast ose HomeSync mund të mos zbulohen ose të mos lidhen.

Nëse luani video ose lojëra në një TV, zgjidhni një modalitet të përshtatshëm TV për të arritur eksperiencën më të mirë.

156