Cilësimet
Asistenca e sigurisë
Aktivizoni regjimin e urgjencës dhe vendosni kontaktet dhe mesazhet kryesore. Shikoni Regjimi i urgjencës për detaje.
Në ekranin Cilësimet, shtypni Ndihma e sigurisë.
•Regjimi i urgjencës: Vendoseni pajisjen që të aktivizojë regjimin e urgjencës dhe të ulë konsumin e baterisë duke përdorur funksionet bazë, si telefonatat.
•Geo News: Vendoseni pajisjen që të marrë njoftime për kushte të këqija të motit.
•Dërgo mesazhe ndihme: Vendoseni pajisjen që të dërgojë mesazhe ndihme duke shtypur butonin Energji tre herë.
–– Dërgo figura: Vendoseni pajisjen që të dërgojë figura nga kamerat e parme dhe të pasme me mesazhin e ndihmës.
Kjo veçori mund të mos jetë e disponueshme në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
–– Dërgo regjistrim zanor: Vendoseni pajisjen që të regjistrojë zërin dhe ta dërgojë së bashku me mesazhin tek marrësit.
•Menaxho kontaktet primare: Zgjidhni ose ndryshoni marrësit për mesazhet e ndihmës.
Aksesorët
Ndryshoni cilësimet e aksesorëve.
Në ekranin Cilësimet, shtypni Accessories.
•Dalja audio: Zgjidhni një format të daljes së zërit për ta përdorur kur të lidhni pajisjen tuaj me pajisje HDMI. Disa pajisje mund të mos mbështesin parametrin e tingullit rrethues.
Bateria
Shikoni sasinë e energjisë së baterisë të konsumuar nga pajisja juaj.
Në ekranin Cilësimet, shtypni Battery.
•Trego përqindjen e baterisë: Vendoseni pajisjen që të tregojë jetën e baterisë të mbetur.
178