Lidhja me pajisje të tjera
Lidh. e shpejtë
Rreth Lidhjes së shpejtë
Përdoreni këtë veçori për të kërkuar me lehtësi dhe për t'u lidhur me pajisjet pranë. Mund ta përdorni pajisjen si një telekomandë duke e lidhur atë me një TV. Gjithashtu mund të ndani me lehtësi me kompjuterë materiale të ruajtura në pajisjen tuaj.
•Metodat e lidhjes mund të ndryshojnë në varësi të llojit të pajisjeve të lidhura ose materialit të ndarë.
•Emri i pajisjes mund të ndryshojë në varësi të pajisjeve Bluetooth me të cilat çiftohet. Për shembull, emri i pajisjes mund të tregohet si BT MAC.
Para se të përdorni këtë veçori
•Sigurohuni që pajisjet që do të lidhen të mbështetin veçorinë Lidhja e shpejtë dhe që ekranet e tyre të jenë të ndezur.
•Sigurohuni që veçoritë
Lidhja me pajisje të tjera
1 Hapni panelin e njoftimeve dhe shtypni Lidh. e shpejtë.
Kur hapet paneli, veçoritë
2 Zgjidhni një pajisje me të cilën do të lidheni.
Hapat e tjerë mund të ndryshojnë në varësi të pajisjes të lidhur. Ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar lidhjen midis dy pajisjeve.
Për të lejuar pajsijet pranë të kërkojnë pajisjen tuaj dhe të lidhen me të, shtypni →Set device visibility →Make your device visible, dhe pastaj zgjidhni një opsion.
149