Fillimi
5 Pasi të jetë karikuar plotësisht, shkëputeni pajisjen nga karikuesi. Së pari hiqeni karikuesin nga pajisja dhe pastaj hiqeni atë nga priza elektrike.
Mos e hiqni baterinë para se të hiqni karikuesin. Kjo mund të dëmtojë pajisjen.
Për të kursyer energjinë, hiqeni karikuesin nga priza kur nuk e përdorni. Karikuesi nuk ka çelës energjie, prandaj duhet ta hiqni atë nga priza elektrike kur nuk e përdorni për të mos shpërdoruar energji. Karikuesi duhet të qëndrojë pranë prizës elektrike dhe të arrihet me lehtësi gjatë karikimit.
6 Mbylleni kapakun e xhekut shumëfunksional.
Sigurohuni që kapaku i xhekut shumëfunksional të jetë mbyllur mirë.
Ulja e konsumit të baterisë
Pajisja juaj ka opsione që ju ndihmojnë të kurseni baterinë. Duke i personalizuar këto opsione dhe duke çaktivizuar veçori në sfond, ju mund ta përdorni pajisjen për kohë më të gjatë midis karikimeve:
•Kur nuk po e përdorni pajisjen, kaloni në regjimin e gjumit duke shtypur butonin Energji.
•Mbyllni aplikacionet e panevojshme me menaxherin e detyrave.
•Çaktivizoni veçorinë Bluetooth.
•Çaktivizoni veçorinë Wi-Fi.
•Çaktivizoni sinkronizimin automatik të aplikacioneve.
•Ulni kohën e dritës së sfondit.
•Ulni ndriçimin e ekranit.
17