Shërbimet

3 Zgjidhni qoftë ngjarjen ose detyrën dhe formoni të dhënat.

Shto ngjarje: Vendosni një datë fillimi dhe mbarimi për një ngjarje. Mund të vendosni një cilësim opsional përsëritjeje.

Shto detyrë: Shtoni një detyrë për të bërë në një datë të caktuar. Mund të vendosni një cilësim opsional prioriteti.

Zgjidhni një artikull.

Zgjidhni një kalendar për ta përdorur ose sinkronizuar.

Formoni një titull.

Bashkëngjitni një hartë që tregon vendndodhjen e ngjarjes.

Vendosni një datë fillimi dhe mbarimi për ngjarjen.

Shtoni më shumë detaje.

4 Shtypni SAVE për të ruajtur ngjarjen ose detyrën.

Sinkronizimi i ngjarjeve ose detyrave me llogaritë tuaja

Shtypni S Planner në ekranin e Aplikacioneve.

Për të sinkronizuar ngjarjet dhe detyrat me llogaritë tuaja, shtypni Sync now.

Për të shtuar llogari me të cilat të sinkronizoheni, shtypni Kalendarët Shto llogari. Pastaj, zgjidhni një llogari me të cilën të sinkronizoheni dhe hyni. Kur shtohet një llogari shfaqet një rreth jeshil pas emrit të llogarisë.

Për të ndryshuar opsionin e sinkronizimit të një llogarie, në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Llogaritë dhe pastaj zgjidhni një shërbim llogarie.

132