Multimedia
Luajtja e videove të ruajtura në pajisje të tjera
Kërkoni video që janë ruajtur në pajisje të tjera dhe luajini ato në pajisjen tuaj. Shtypni Video në ekranin e Aplikacioneve.
Përdorimi i një videoje në një pajisje të regjistruar
Shtypni DEVICES dhe zgjidhni një pajisje Registered devices për të hapur dhe luajtur videon. Mund të luani video në pajisje që janë regjistruar në Samsung link. Vizitoni link.samsung.com për më shumë informacione. Sigurohuni që pajisjet e regjistruara të jenë të ndezura dhe të lidhura me një rrjet
Mund t'ju vendosen tarifa shtesë kur hapni materiale të ruajtura në pajisje të tjera përmes rrjetit celular. Për të shmangur tarifat shtesë, përdorni veçorinë
Përdorimi i një videoje në një pajisje pranë
Shtypni DEVICES dhe zgjidhni një pajisje në Nearby devices për të hapur dhe luajtur videon. Mund të luani videon në pajisje me veçorinë e ndarjes së materialeve të aktivizuar.
Për ta aktivizuar veçorinë e ndarjes së materialeve, në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet
→Pajisjet në afërsi dhe pastaj tërhiqeni çelësin Pajisjet në afërsi në të djathtë. Shikoni Pajisjet pranë për më shumë cilësime.
YouTube
Përdoreni këtë aplikacion për të parë video nga faqja e internetit të YouTube. Shtypni YouTube në ekranin e Aplikacioneve.
Ky aplikacion mund të mos jetë i disponueshëm në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
117