S Health

Ruajtja e informacioneve të ushtrimeve

Regjistroni informacionet e ushtrimeve dhe kaloritë e djegura duke përdorur veçorinë e ushtrimeve të S Health. Mund të shikoni ushtrimet tuaja dhe kaloritë e djegura në një grafik dhe t'i ndani të dhënat me të tjerët.

Shtypni Ushtrime.

Para se ta përdorni këtë veçori, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe fëmijët e vegjël, përdoruesit që vuajnë nga sëmundje si sëmundje kronike të zemrës ose tensioni i lartë i gjakut, rekomandohet që të kërkojnë kujdes mjekësor nga një profesionist mjekësor i licencuar.

Nëse keni marrje mendsh, dhimbje ose keni vështirësi në frymëmarrje gjatë ushtrimit, mos e përdorni këtë veçori dhe kërkoni ndihmë nga një profesionist mjekësor i licencuar.

Fillimi i ushtrimeve

1 Në ekranin kryesor të Ushtrimeve, vendosni llojin e ushtrimit, aktivizoni ose çaktivizoni udhëzuesin me zë, zgjidhni muzikën e sfondit dhe pastaj shtypni START.

Pajisja regjistron kohën e ushtrimit dhe tregon progresin drejt arritjes të synimeve të ushtrimit.

97

Page 97
Image 97
Samsung SM-G900FZBAMSR, SM2G900FZKAMSR, SM2G900FZKATSR manual Ruajtja e informacioneve të ushtrimeve, Fillimi i ushtrimeve