Aksesibiliteti

Kur aktivizoni TalkBack, pajisja jep reagim me zë dhe lexon me zë të lartë veçoritë që zgjidhni. Gjithashtu pajisja jep reagim me zë kur mbyllet ekrani, kur keni njoftime të reja dhe më shumë.

Kur aktivizoni Explore by touch ndërsa përdorni TalkBack, pajisja lexon me zë artikujt e zgjedhur. Së pari, pajisja lexon me zë artikujt në ekran kur i shtypni. Pastaj pajisja do të kryejë funksionin ose do të hapë aplikacionin nëse shtypni kudo mbi ekran dy herë me shpejtësi. Nëse Explore by touch është çaktivizuar, pajisja nuk mund të kryejë veçoritë e ndryshme që kërkojnë gjeste me gishta.

Për të aktivizuar Explore by touch, në ekranin e Aplikacioneve shtypni Settings Accessibility

Vision TalkBack SETTINGS, dhe pastaj shënoni Explore by touch.

Disa veçori nuk janë në dispozicion kur përdorni TalkBack.

Kontrollimi i ekranit me gjeste të gishtave

Mund të përdorni gjeste të ndryshme të gishtave për të kontrolluar ekranin ndërsa përdorni TalkBack. Nëse çaktivizohet Explore by touch, pajisja nuk mund të kryejë disa veçori që kërkojnë gjeste të gishtave.

Për të aktivizuar Explore by touch, në ekranin e Aplikacioneve shtypni Settings Accessibility

Vision TalkBack SETTINGS, dhe pastaj shënoni Explore by touch.

Eksplorimi i ekranit: Vendosni një gisht mbi ekran dhe lëvizeni gishtin për të eksploruar ekranin. Zgjidhni dhe mbani shtypur një artikull dhe pajisja e lexon artikullin me zë. Kur e lëshoni gishtin, artikulli poshtë gishtit tuaj do të zgjidhet.

Zgjedhja e artikujve: Shtypni një artikull për ta zgjedhur atë. Ose, zgjidhni dhe mbani shtypur mbi një artikull ndërsa eksploroni ekranin, pastaj lëshojeni gishtin.

Hapja e artikullit të zgjedhur: Ndërsa artikujt e zgjedhur lexohen me zë, kur dëgjoni artikullin që doni, lëshojeni gishtin nga artikulli. Pastaj, shtypni kudo mbi ekran dy herë me shpejtësi.

Zgjedhja e artikullit të mëparshëm: Rrëshqitni me shpejtësi lart ose majtas mbi ekran me një gisht.

184