Cilësimet

Paneli i njoftimeve

Personalizoni artikujt që shfaqen në panelin e njoftimeve.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Notification panel.

Rregullimi i ndriçimit: Vendoseni pajisjen që të shfaqë shufrën e rregullimit të ndriçimit në panelin e njoftimeve.

Aplikacionet e rekomanduara: Vendoseni pajisjen që të shfaqë një listë të aplikacioneve të rekomanduara në panelin e njoftimeve në bazë të veprimeve tuaja, si për shembull lidhja e një kufjeje me pajisjen.

Vendos butonat e cilësimit të shpejtë: Rregulloni butonat e vendosjeve të shpejta që shfaqen në panelin e njoftimeve.

Kutia e veglave

Vendoseni pajisjen që të përdorë kutinë e veglave.

Në ekranin e Cilësimeve, shtypni Kutia e veglave, dhe pastaj tërhiqeni çelësin Kutia e veglave në të djathtë.

Shikoni listën e aplikacioneve për t'u shfaqur në kutinë e mjeteve. Për të modifikuar listën, shtypni EDIT.

Veprim me një dorë

Aktivizoni metodën e përdorimit me një dorë për lehtësinë tuaj kur e përdorni pajisjen me një dorë.

Në ekranin e Cilësimeve, shtypni Veprim me një dorë, dhe pastaj tërhiqeni çelësin Veprim me një dorë në të djathtë.

171

Page 171
Image 171
Samsung SM-G900FZWATOP, SM2G900FZKAMSR, SM2G900FZKATSR manual Paneli i njoftimeve, Kutia e veglave, Veprim me një dorë