Personalizimi

Konfigurimi i llogarive

Shtimi i llogarive

Disa aplikacione që përdoren në pajisjen tuaj kërkojnë një llogari të regjistruar. Krijoni llogari që të keni eksperiencën më të mirë me pajisjen tuaj.

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Llogaritë Shto llogari dhe zgjidhni një shërbim llogarie. Pastaj, ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar parametrizimin e llogarisë.

Për të sinkronizuar materiale me llogaritë tuaja, zgjidhni një llogari dhe shënoni artikujt për t'i sinkronizuar.

Heqja e llogarive

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Llogaritë, zgjidhni një llogari dhe pastaj shtypni Hiq llogarinë.

Lëvizja e kontakteve nga pajisjet e tjera në pajisjen tuaj

Lëvizja e kontakteve duke përdorur Samsung Smart Switch

Mund t'i transferoni kontaktet e pajisjes të mëparshme në një pajisje të re përmes Smart Switch (për celularë dhe kompjuterë). Vizitoni www.samsung.com/smartswitch për më shumë informacione.

Samsung Smart Switch nuk mbështetet në disa pajisje ose kompjuterë.

Përdorimi i Smart Switch Mobile

Mund ta përdorni këtë aplikacion nga iPhone ose pajisja Android e mëparshme në pajisjen tuaj të re. Mund ta shkarkoni aplikacionin nga GALAXY Apps ose Play Store.

43