Cilësimet

Kursimi i energjisë

Aktivizoni regjimin e kursimit të energjisë dhe ndryshoni cilësimet për metodën e kursimit të energjisë. Shikoni Përdorimi i veçorisë të kursimit të energjisë për detaje.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Power saving.

Regjimi i kursimit të energjisë: Aktivizoni regjimin e kursimit të energjisë dhe ndryshoni cilësimet për regjimin e kursimit të energjisë.

Regjimi i kursimit ultra të energjisë: Zgjatni kohën e pajisjes në gatishmëri dhe ulni konsumin e baterisë duke shfaqur një strukturë më të thjeshtë dhe duke lejuar akses të limituar për një aplikacion.

Koha maksimale e llogaritur e baterisë në gjendje gatishmërie tregon kohën e mbetur para se bateria të mbarohet nëse pajisja nuk përdoret. Koha e gatishmërisë mund të ndryshojë në varësi të cilësimeve të pajisjes tuaj dhe kushteve të punës.

Ruajtja

Shikoni informacione të memories për pajisjen tuaj dhe kartën e memories, ose formatoni një kartë memorie.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Storage.

Formatimi i kartës së memories fshin përfundimisht të gjitha të dhënat në të.

Kapaciteti aktual i disponueshëm i memories së brendshme është më pak se kapaciteti i përcaktuar, pasi sistemi operativ dhe aplikacionet e paravendosura zënë një pjesë të memories. Kapaciteti i disponueshëm mund të ndryshojë kur përmirësoni pajisjen.

Siguria

Ndryshoni cilësimet për të siguruar pajisjen dhe kartën SIM ose USIM.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Security.

Administratorët e pajisjes: Shikoni administratorët e pajisjes të instaluar në pajisje. Mund t'i lejoni administratorët e pajisjes që të aplikojnë rregulla të reja për pajisjen.

Burime të panjohura: Vendoseni pajisjen që të lejojë instalimin e aplikacioneve nga burime të panjohura.

179