
Fillimi
Heqja e kartës të memories
Para se të hiqni kartën e memories, së pari çmontojeni për ta hequr në mënyrë të sigurt. Në ekranin Fillestar, shtypni Aplikacionet →Cilësimet →Memoria →Shkëpute kartën SD.
1
2
3
Hiqeni kapakun e pasmë.
Nxirreni jashtë kartën e memories.
Rivendoseni kapakun e pasmë.
Mos e hiqni kartën e memories ndërkohë që pajisja po transferon ose po përdor informacionet. Nëse veproni kështu mund të humbisni, korruptoni ose dëmtoni të dhënat e kartës të memories ose pajisjes. Samsung nuk është përgjegjës për humbjet që mund të shkaktohen nga keqpërdorimi i kartave të dëmtuara të memories, përfshirë humbjen e të dhënave.
Formatimi i kartës të memories
Një kartë memorie e formatuar në një kompjuter mund të mos jetë e pajtueshme me pajisjen. Formatojeni kartën e memories në pajisje.
Në ekranin Fillestar, shtypni Apps →Settings →Storage →Format SD card →FORMAT SD CARD →ERASE EVERYTHING.
Para se të formatoni kartën e memories, mos harroni të krijoni kopje rezervë për të gjitha të dhënat e rëndësishme të ruajtura në pajisje. Garancia e prodhuesit nuk mbulon humbjen e të dhënave të shkaktuar nga veprimet e përdoruesit.
19