Siguria

Skaneri i Gishtit

Për njohje më të mirë të shenjave të gishtave

Kur skanoni shenjat e gishtave tuaj në pajisje, jini në dijeni të kushteve të mëposhtme që mund të ndikojnë në performancën e pajisjes:

Butoni Shtëpi ka një sensor për njohjen e shenjës së gishtit. Sigurohuni që butoni Shtëpi të mos gërvishtet ose dëmtohet nga objekte metalike, si monedha, çelësa dhe varëse.

Mbrojtësi i ekranit i dhënë me pajisjen mund të bëjë që sensori i njohjes të shenjës së gishtit të mos punojë mirë. Hiqeni mbrojtësen e ekranit për të përmirësuar ndjeshmërinë e shenjës së gishtit.

Sigurohuni që zona e njohjes të shenjës së gishtit dhe gishtat t'i keni të pastër dhe të thatë.

Pajisja mund të mos i njohë shenjat e gishtave të rrudhosur ose me shenja.

Pajisja mund të mos i njohë shenjat e gishtave nga gishtat e vegjël ose të hollë.

Për të përmirësuar performancën e njohjes, regjistroni shenjat e gishtave të dorës që përdorni më shpesh për të kryer punë në pajisje.

Mos e tërhiqni gishtin shumë shpejt ose ngadalë. Tërhiqeni gishtin me një shpejtësi mesatare për ta lejuar pajisjen që ta njohë.

Në ambiente të thata, mund të krijohet elektricitet statik në pajisje. Mos e përdorni këtë veçori në ambiente me lagështi ose para se ta përdorni këtë veçori, shkarkoni elektricitetin statik duke prekur një objekt metalik.

120