Bazat

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Kursim energjie Regjimi Kursim energjie ultra, dhe tërhiqeni çelësin Regjimi Kursim energjie ultra në të djathtë. Ose ndryshe, hapni panelin e cilësimeve të shpejta dhe shtypni Kursim energjie për ta aktivizuar.

Për të shtuar një aplikacion në ekranin Fillestar, shtypni dhe zgjidhni një aplikacion.

Për ta hequr një aplikacion nga ekrani Fillestar, shtypni Largo, zgjidhni një aplikacion me dhe pastaj shtypni OK.

Për të ndryshuar parametrat e lidhshmërisë të rrjetit, shtypni Cilësimet.

Për të çaktivizuar veçorinë e kursimit ultra të energjisë, shtypni Paaft. regj. kurs. ener. ultra.

Koha maksimale e llogaritur e baterisë në gjendje gatishmërie tregon kohën e mbetur para se bateria të mbarohet nëse pajisja nuk përdoret. Koha e gatishmërisë mund të ndryshojë në varësi të cilësimeve të pajisjes tuaj dhe kushteve të punës.

Përdorimi i informacioneve të ndihmës

Për të hapur informacionet e ndihmës për një aplikacion ndërsa po e përdorni aplikacionin, shtypni Ndihmë.

Për të hapur informacionet e ndihmës për të mësuar si të përdorni pajisjen dhe aplikacionet, në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Ndihmë.

Disa aplikacione mund të mos e mbështetin këtë veçori.

Sigurohuni që Wi-Fi ose rrjeti celular të jetë i lidhur para se ta përdorni këtë veçori. Mund t'ju vendosen tarifa shtesë kur e përdorni këtë veçori përmes rrjetit celular.

37

Page 37
Image 37
Samsung SM-G900FZDATEB, SM2G900FZKAMSR, SM2G900FZKATSR, SM-G900FZDAAVF, SM-G900FZWATOP Përdorimi i informacioneve të ndihmës