Bazat
Mund të përdorni funksionet e mëposhtme në panelin e njoftimeve.
Aktivizoni ose çaktivizoni opsionet. Shtypni dhe mbani
shtypur opsionet për të parë cilësime më të detajuara.
Hapni S Finder.
Rregulloni ndriçimin.
Hapni Cilësimet.
Shikoni të gjithë butonat e
cilësimeve të shpejta.
Hapni Quick Connect.
Shtypni një njoftim dhe bëni
veprime të ndryshme.
Pastroni të gjitha njoftimet.
Përdorimi i panelit të cilësimeve të shpejta
Një numër butonash të cilësimeve të shpejta janë të disponueshme në panelin e njoftimeve. Për të parë ose hapur më shumë butona të cilësimeve të shpejta, hapni panelin e njoftimeve. Kur hapni panelin e cilësimeve të shpejta, mund të aktivizoni ose çaktivizoni veçori të ndryshme ose të konfiguroni cilësimet.
Për të hapur panelin e cilësimeve të shpejta, tërhiqeni shufrën e statusit poshtë me dy gishta. Për të mbyllur panelin e cilësimeve të shpejta, rrëshqitni lart mbi ekran.
Për të riorganizuar butonat e cilësimeve të shpejta, në panelin e njoftimeve shtypni , shtypni dhe mbani një artikull, dhe pastaj tërhiqeni artikullin në një vend tjetër.
27