Aksesibiliteti

Përdorimi i audios mono

Vendoseni pajisjen që të aktivizojë zërin mono kur dëgjoni audio me një kufje. Mund ta përdorni këtë regjim nëse keni vështirësi në të dëgjuar ose në situata kur është më mirë të përdoret një kufje.

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Mundësi hyrje Dëgjimi dhe pastaj zgjidhni Audio mono.

Përdorimi i detektorit të qarjes të bebes

Vendoseni pajisjen që të njohë të qarat e bebes dhe t'ju lajmërojë me dridhje.

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Mundësi hyrje Dëgjimi Detekt. i qarjes së bebes, dhe pastaj tërhiqeni çelësin Detekt. i qarjes së bebes në të djathtë.

Shtypni për të aktivizuar veçorinë e zbulimit të zërit. Kur pajisja dëgjon zë, ajo dridhet. Për ta vendosur dritën e blicit të pulsojë kur dëgjon zhurmë, shtypni Cilësimet dhe pastaj zgjidhni Njoftimet pulsuese.

Përdorimi i haptik-ut automatik

Vendoseni pajisjen që të dridhet kur luan tinguj në aplikacionet e shkarkuara, si lojërat.

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Mundësi hyrje Dëgjimi, dhe pastaj shënoni Prekëse automatike.

Disa aplikacione mund të mos e mbështetin këtë veçori.

198