Aksesibiliteti

Përdorimi i butonit Shtëpi për të hapur menutë e aksesueshmërisë

Mund t'i përdorni menutë e mëposhtme të aksesueshmërisë duke shtypur butonin Shtëpi tre herë me shpejtësi.

Aksesibiliteti

TalkBack

Ngjyrat negative

Kontrolli i bashkëveprimit

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Mundësi hyrje Aksesi direkt, dhe pastaj tërhiqeni çelësin Aksesi direkt në të djathtë. Pastaj, zgjidhni një menu aksesueshmërie për ta hapur kur shtypni butonin Shtëpi tre herë me shpejtësi.

Nëse zgjidhni më shumë se një menu, pajisja shfaq një dritare kërcyese e cila pyet se cilën menu do të përdorni çdo herë që shtypni butonin Shtëpi tre herë me shpejtësi. Për të mundësuar Komandimi i ndërveprimit në menutë e aksesueshmërisë, aktivizoni këtë veçori. Në ekranin

e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Mundësi hyrje Shkathtësia dhe ndërveprimi Komandimi i ndërveprimit, dhe pastaj tërhiqeni çelësin Komandimi i ndërveprimit në të djathtë.

TalkBack

Aktivizimi ose çaktivizimi i TalkBack

Kur aktivizoni TalkBack, pajisja lexon me zë tekstin në ekran ose veçoritë e zgjedhura. Kjo veçori është e dobishme nëse nuk mund ta shikoni ose keni vështirësi për të parë ekranin.

1

2

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Mundësi hyrje Shikimi TalkBack.

Tërhiqeni çelësin TalkBack në të djathtë.

Për të çaktivizuar TalkBack, tërhiqeni çelësin TalkBack në të majtë.

3 Shtypni OK.

183

Page 183
Image 183
Samsung SM-G900FZWAAVF, SM2G900FZKAMSR, SM2G900FZKATSR, SM-G900FZDAAVF manual Aktivizimi ose çaktivizimi i TalkBack