Aksesibiliteti

Përdorimi i regjimit të dokumentit

Regjimi standard i këtij aplikacioni është regjimi i dokumentit. Kur po përdorni regjimin e ngjyrës/strukturës, zgjidhni për të kaluar në regjimin e dokumentit. Në regjimin e dokumentit, kur bëni foto të dokumenteve ose kartëvizitave, pajisja shfaq tekstin e nxjerrë.

Vendosni një objekt mbi një sipërfaqe të sheshtë dhe zgjidhni . Kur TalkBack është i aktivizuar, pajisja lexon automatikisht me zë tekstin mbi ekran pas bërjes të një fotoje.

Për të nxjerrë tekstin nga një imazh i ruajtur, zgjidhni Ngarko imazhin.

Për të lexuar me zë tekstin mbi ekran kur është TalkBack është i çaktivizuar, zgjidhni Tekst në

bisedë.

Përdorimi i regjimit të ngjyrës/strukturës

Për të përdorur regjimin e ngjyrës/strukturës, aktivizoni TalkBack.

Zgjidhni për të kaluar në regjimin e ngjyrës/strukturës. Në regjimin e ngjyrave/strukturave, pajisja tregon informacionet e ngjyrave dhe strukturave të objekteve kur bëni foto. Pajisja identifikon artikujt, si ngjyrat dhe strukturat e përdorura shpesh. Ky regjim i ndihmon përdoruesit me kufizim të shikimit që të zgjedhin ngjyrat ose strukturat që dëshirojnë.

Kapeni objektin brenda pamorit të pajisjes dhe zgjidhni . Pajisja bën një foto dhe identifikon ngjyrën dhe strukturën e objektit. Kur pajisja mbaron me identifikimin e objektit, ajo lexon automatikisht me zë ngjyrën e objektit dhe informacionet e strukturës.

Rezultatet e informacionit të ngjyrës mund të ndryshojnë në varësi të kushteve të dritës. Sigurohuni që të bëni foto në kushte me ndriçim në regjimin e ngjyrës dhe strukturës.

Ndryshimi i madhësisë së fontit

Përdoreni këtë veçori për të ndryshuar madhësinë e fontit. Pajisja ofron madhësi të ndryshme fonti për ta bërë pajisjen më të lehtë për përdoruesit me shikim të kufizuar. Vendosja e madhësisë së fontit në Shumë i madh mund të mos jetë i disponueshëm në disa aplikacione.

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Mundësi hyrje Shikimi Madhësia e fontit.

194