Aksesibiliteti
Konfigurimi i cilësimeve për gjestet e shkurtoreve
Përdoreni këtë veçori për të konfiguruar tetë gjeste të shkurtoreve. Mund të konfiguroni gjeste të tilla si tërheqja e gishtit lart dhe pastaj djathtas pa e lëshuar, dhe më shumë. Mund të ndryshoni gjestet e shkurtoreve ose të caktoni veçori për shkurtoret bosh.
Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Settings →Accessibility →Vision →TalkBack → SETTINGS →Manage gestures. Zgjidhni një gjest dhe pastaj caktoni një veçori për të.
Janë të disponueshme veçoritë e mëposhtme:
•Back button: Kthehuni te ekrani i mëparshëm.
•Home button: Hapni ekranin Fillestar.
•Recent apps button: Hapni listën e aplikacioneve të përdorura së fundi.
•Open notifications: Hapni panelin e njoftimeve.
•Open global context menu: Hapni menunë e kontekstit global. Shtypni dhe mbani ekranin për të hapur menunë rrethore kontekstuale globale. Mund të përdorni veçori, të tilla si Quick navigation, Read from top, Spell last utterance, dhe Read from next item. Pastaj, eksploroni menutë duke vizatuar një rreth me gisht pa e lëshuar. Kur gjeni menunë që doni, lëshojeni gishtin nga menuja për ta zgjedhur atë.
Shtypni Pause feedback në pjesën sipër majtas ekranit për të ndaluar reagimin me zë.
Shtypni TalkBack Settings në pjesën e sipërme djathtas ekranit për të hapur cilësimet e TalkBack. Shikoni Konfigurimi i cilësimeve për TalkBack për detaje.
•Open local context menu: Hapni menunë e kontekstit lokal. Mund të zgjidhni një njësi për leximin e tekstit në ekran. Kur përdorni këtë veçori ndërsa formoni tekst, janë të disponueshme menutë kontekstuale si menuja e kontrollit të kursorit. Shtypni dhe mbani ekranin për të hapur menunë rrethore kontekstuale. Pastaj, eksploroni menutë duke vizatuar një rreth me gisht pa e lëshuar. Kur gjeni menunë që doni, lëshojeni gishtin nga menuja për ta zgjedhur atë.
•Read from top: Lexoni me radhë artikujt me zë të lartë nga artikulli i parë deri te i fundit.
•Read from next item: Lexoni me zë të lartë me radhë artikujt duke filluar nga artikulli tjetër deri në artikullin e zgjedhur.
186