Lidhja me pajisje të tjera

S Beam

Përdoreni këtë veçori për të dërguar të dhëna, si video, imazhe dhe dokumente.

Para se të përdorni këtë veçori

Sigurohuni që veçoria NFC ose Wi-Fi Direct të jetë e aktivizuar në pajisjen tuaj dhe në pajisjet me të cilat doni të lidheni.

Dërgimi i të dhënave

1

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet NFC dhe pastaj tërhiqeni çelësin NFC në të

 

djathtë.

2

Shtypni S Beam dhe tërhiqeni çelësin S Beam në të djathtë.

3

Zgjidhni një dosje dhe prekni antenën NFC të pajisjes tjetër me antenën NFC të pajisjes tuaj.

4

Kur Prek për të transmetuar. shfaqet në ekran, shtypni ekranin e pajisjes për ta dërguar

 

skedarin.

Mos dërgoni të dhëna me S Beam që janë të mbrojtura nga e drejta e autorit. Kjo mund të shkelë ligjet e të drejtës së autorit. Samsung nuk është përgjegjës për çfarëdo shkelje të shkaktuar nga përdorimi i paligjshëm i të dhënave të mbrojtura nga autori.

Nëse të dyja pajisjet mundohen njëkohësisht të dërgojnë të dhëna, transferimi i dosjes mund të dështojë.

148