Aksesibiliteti

Përdorimi i menuve ndihmëse

Shfaqja e ikonës të shkurtores ndihmëse

Vendoseni pajisjen që të tregojë ikonën e shkurtores ndihmëse. Mund ta përdorni ikonën për të hapur aplikacione, veçori dhe cilësime duke shtypur menutë ndihmëse në ikonë. Kontrolloni pajisjen duke shtypur menutë ndihmëse mbi ikonë pa eksploruar ekranin. Kur hapet kjo veçori, Regjimi me një trokitje aktivizohet.

1

2

3

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Mundësi hyrje Shkathtësia & ndërveprimi Menyja e asistentit.

Tërhiqeni çelësin Menyja e asistentit në të djathtë.
Ikona e shkurtores ndihmëse shfaqet në fund djathtas ekranit.

Shtypni Dora e mirë për ta lëvizur ikonën e shkurtores ndihmëse në një vend më të lehtë.

Përdorimi i menuve ndihmëse

Ikona e shkurtores ndihmëse shfaqet si ikonë pluskuese për të dhënë akses të lehtë për në menutë ndihmëse nga kudo në ekran.

Kur shtypni ikonën e shkurtores ndihmëse, ikona zgjerohet pak dhe menutë ndihmëse shfaqen mbi ikonë. Shtypni shigjetën lart ose poshtë për të lëvizur në panele të tjera ose për të rrëshqitur ekranin lart ose poshtë për të zgjedhur menu të tjera.

Përdorimi i kursorit

Në menunë ndihmëse, shtypni Kursori. Në ekran shfaqet një kursor dhe një zonë prekjeje kur mund të kontrollohet kursori. Mund ta kontrolloni ekranin duke përdorur lëvizje të vogla të gishtit mbi zonën e prekjes. Tërhiqeni gishtin mbi zonën e prekjes për ta lëvizur kursorin. Gjithashtu, shtypni ekranin për të zgjedhur artikujt poshtë kursorit.

Përdorni opsionet e mëposhtme:

/ : Zgjidhni një artikull ose rrëshqitni majtas ose djathtas mbi ekran.
/ : Rrëshqitni lart ose poshtë ekranit.
: Lëvizni fushën e prekjes në një vend tjetër.
: Mbyllni fushën e prekjes.

199