Bazat

Përdorimi i ekranit me prekje

Mos lejoni që ekrani me prekje të vijë në kontakt me pajisje të tjera elektrike.

Shkarkesat elektrostatike mund të shkaktojnë që ekrani me prekje të keqfunksionojë.

Për të shmangur dëmtimin e ekranit me prekje, mos e prekni me asgjë të mprehtë apo të ushtroni forcë të tepërt me gishta.

Pajisja mund të mos i njohë komandat me prekje pranë skajeve të ekranit, të cilat janë jashtë zonës të komandave me prekje.

Nëse e lini ekranin me prekje pa ndryshim për periudha të gjata kjo mund të shkaktojë shfaqje të mëpasshme të imazheve ose hije (djegie të ekranit). Fikeni ekranin me prekje kur nuk e përdorni pajisjen.

Rekomandohet që të përdorni gishtat kur përdorni ekranin me prekje.

Goditja

Për të hapur një aplikacion, për të zgjedhur një artikull menuje, për të shtypur një buton në ekran ose për të formuar një karakter duke përdorur tastierën në ekran, shtypeni atë me gisht.

22

Page 22
Image 22
Samsung SM-G900FZKASEE, SM2G900FZKAMSR, SM2G900FZKATSR, SM-G900FZDAAVF manual Bazat, Përdorimi i ekranit me prekje, Goditja