Fillimi

Instalimi i kartës SIM ose USIM dhe baterisë

Futeni kartën SIM ose USIM të dhënë nga ofruesi i shërbimeve celulare dhe baterinë e përfshirë.

Vetëm kartat mikroSIM punojnë me pajisjen.

Disa shërbime LTE mund të mos jenë të disponueshme në varësi të ofruesit të shërbimit. Për më shumë hollësi për disponueshmërinë e shërbimit, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.

1 Hiqeni kapakun e pasmë.

Bëni kujdes të mos dëmtoni thonjtë kur hiqni kapakun e pasmë.

Mos e përkulni ose përdridhni me forcë kapakun e pasmë. Kjo mund të dëmtojë kapakun.

12