S Health

Rreth S Health

Përdoreni këtë aplikacion për të vendosur marrjen e kalorive dhe nivelet e djegies të kalorive në bazë të statistikave tuaja fizike. Mund ta përdorni për të regjistruar kaloritë që hani dhe digjni aktualisht. Gjithashtu, aplikacioni rekomandon ushtrime dhe ofron këshilla shëndeti për t'ju ndihmuar të ruani një stil jetese të balancuar.

Shtypni S Health në ekranin e Aplikacioneve.

Veçoritë e S Health

Ndërsa përdorni S Health ju mund të përdorni veçoritë e mëposhtme:

Pedometri: Numëroni hapat që bëni.

Ushtrime: Vendosni dhe menaxhoni synimet tuaja të ushtrimit. Mund të regjistroni dhe kontrolloni informacionet e ushtrimeve si sasia, shpejtësia dhe kaloritë e djegura. Gjithashtu, kur ushtroheni jashtë mund ta përdorni veçorinë e Ushtrimeve për të bërë fotografi, për të dëgjuar muzikë dhe për të kontrolluar vendndodhjen tuaj.

Ushqim: Ju ndihmon të menaxhoni marrjen e kalorive.

92

Page 92
Image 92
Samsung SM-G900FZBAAVF manual Rreth S Health, Veçoritë e S Health, Ushqim Ju ndihmon të menaxhoni marrjen e kalorive