Aksesibiliteti

Konfigurimi i cilësimeve për TalkBack

Konfiguroni cilësimet për TalkBack për lehtësinë tuaj.

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Settings Accessibility Vision TalkBack SETTINGS. Ose ndryshe, hapni menunë globale kontekstuale duke rrëshqitur gishtin poshtë dhe pastaj djathtas mbi ekran pa e lëshuar. Pastaj, tërhiqeni gishtin sipër në të djathtë të ekranit dhe lëshojeni kur të dëgjoni TalkBack Settings.

Speech volume: Rregulloni nivelin e volumit për reagimin me zë.

Volumi i reagimit me zë mund të ndryshojë në varësi të volumit të medias. Për të rregulluar volumin e medias, shtypni butonin e Volumit lart ose poshtë ndërsa dëgjoni reagimin me zë. Ose, në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Settings Sounds and notifications, dhe pastaj tërhiqeni shufrën e rregullimit të volumit për median në të majtë ose në të djathtë.

Use pitch changes: Vendoseni pajisjen që të lexojë me zë tekst me një intonacion të ulët kur formohet duke përdorur një tastierë.

Keyboard echo: Vendoseni pajisjen që të lexojë me zë të lartë tekst ose simbole që formohen duke përdorur tastierën. Gjithashtu mund të vendosni llojin e tastierës për t'ia aplikuar këtë veçori.

Speak when screen is off: Vendoseni pajisjen që të japë reagim me zë kur ekrani është i mbyllur.

Use proximity sensor: Vendoseni pajisjen që të ndalojë reagimin me zë kur e vendosni dorën mbi sensor në krye të pajisjes. Për të vazhduar reagimin me zë, shtypni ekranin.

Shake to start continuous reading: Vendoseni pajisjen që të lexojë me zë tekstin e shfaqur në ekran kur e tundni pajisjen. Mund të zgjidhni mes shpejtësive të ndryshme të dridhjes.

Speak caller ID: Vendoseni pajisjen që të lexojë me zë emrin e telefonuesit kur keni një thirrje hyrëse.

Vibration feedback: Vendoseni pajisjen që të dridhet kur eksploroni ekranin.

Sound feedback: Vendoseni pajisjen që të lëshojë një tingull kur kontrolloni ekranin, si për shembull rrëshqitje e ekranit, dhe më shumë.

Focus speech audio: Vendoseni pajisjen që të ulë volumin e medias kur pajisja lexon një artikull me zë të lartë.

Sound volume: Rregulloni volumin në të cilin luhen tingujt kur prekni ekranin për ta kontrolluar. Kjo veçori është e disponueshme kur Sound feedback është e zgjedhur.

189

Page 189
Image 189
Samsung SM-G900FZDASEE manual Konfigurimi i cilësimeve për TalkBack, Konfiguroni cilësimet për TalkBack për lehtësinë tuaj