Lidhja me pajisje të tjera

NFC

Rreth NFC

Pajisja juaj lejon leximin e etiketave të komunikimit me afërsi të fushës (NFC), që përmbajnë informacione rreth produkteve. Këtë veçori mund ta përdorni gjithashtu për të kryer pagesa dhe për të blerë bileta transporti ose evenimentesh pas shkarkimit të aplikacioneve të nevojshme.

Bateria përfshin një antenë NFC të integruar. Bëni kujdes gjatë përdorimit të baterisë që të mos dëmtoni antenën NFC.

Para se të përdorni këtë veçori

Kontrolloni vendndodhjen e antenave NFC në pajisjen tuaj dhe në pajisjen tjetër.

Sigurohuni që veçoria NFC të jetë e aktivizuar në pajisjen tuaj dhe në pajisjet me të cilat doni të lidheni.

Sigurohuni që ekrani i pajisjes të jetë i hapur. Përndryshe, pajisja nuk do të lexojë etiketat NFC ose të marrë të dhëna.

143