Cilësimet

Rrotullim i ekranit: Vendosni që përmbajtja të rrotullohet automatikisht kur kthehet pajisja.

Rrotullimi i mençur: Vendoseni ndërfaqen që të mos rrotullohet sipas orientimit të fytyrës tuaj.

Qëndrimi i mençur: Caktojeni për të parandaluar fikjen e dritës së pasme të ekranit gjatë kohës që shikoni ekranin.

Koha e ekranit: Vendosni kohën që pret pajisja para se të fikë dritën e ekranit.

Regjimi i ekranit:

Përshtat Ekranin: Përdoreni këtë metodë për të optimizuar ekranin sipas cilësimeve të ekranit.

Dinamik: Përdoreni këtë regjim për ta bërë tonin e shfaqjes më të gjallë.

Standard: Përdoreni këtë regjim për ambiente rrethuese normale.

Foto profesionale: Përdoreni këtë regjim për ta bërë tonin e ekranit të duket si ngjyra reale.

Kinema: Përdoreni këtë regjim për ambiente të errëta, si për shembull në një dhomë të errët.

Rregullo automatikisht tonin e ekranit: Vendoseni pajisjen që të kursejë energji duke rregulluar ndriçimin e ekranit.

Ëndërrim: Vendoseni pajisjen që të hapë një ruajtës ekrani kur pajisja është e lidhur me një dok ose karikues tavoline.

Treguesi LED:

Karikimi: Vendoseni pajisjen që të ndezë dritën e njoftimit kur karikoni baterinë.

Bateri e ulët: Vendoseni pajisjen që të ndezë dritën e njoftimit kur bateria është e ulët.

Njoftimet: Vendoseni pajisjen që të ndezë dritën e njoftimit kur keni thirrje, mesazhe ose njoftime të humbura.

Regjistrimi me zë: Vendoseni pajisjen që të ndezë dritën e njoftimit kur regjistroni memo me zë.

Kohëzgjatja e dritës pas prekjes së butonit: Vendosni kohëzgjatjen që qëndron ndezur ndriçimi për aplikacionet e Fundit dhe butonat Prapa.

Rrit ndjeshmërinë e prekjes: Vendoseni pajisjen që të lejojë përdorimin e ekranit me prekje me doreza të veshura.

Në varësi të llojit të materialit që vishni ndërsa prekni pajisjen, disa komanda mund të mos njihen.

169

Page 169
Image 169
Samsung SM2G900FZKATSR, SM2G900FZKAMSR, SM-G900FZDAAVF, SM-G900FZWATOP, SM2G900FZWATOP manual Regjimi i ekranit, Treguesi LED